Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Prokuroria e Posaçme duhet të shmangë dhe nuk mund të përdorë të dhënat personale të qytetarëve të marra nga aparatet celularë që i sekuestron. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë në korrik të vitit të shkuar, por vetëm ditën e sotme është zbardhur i plotë. Kushtetuesja detyron SPAK që, në rastet e sekuestrimit të celularëve dhe pajisjeve të tjera teknologjike, të marrë vetëm të dhënat apo komunikimet që lidhen me objektin e hetimit, duke shmangur të dhënat personale. “Gjykata thekson se ky vendim nuk ka efekte prapavepruese në çështje të ngjashme të sekuestrimit të të dhënave kompjuterike, në të cilat nuk është paraqitur ankim kushtetues individual, ose për të cilat është paraqitur ankim dhe kontrolli gjyqësor ka përfunduar. Ky vendim prodhon efektet...
Burimi:
argjiroja.net