“Vendi po shkon drejt një izolimi europian”, Berisha i drejtohet Ramës: Do të kesh fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

“Vendi po shkon drejt një izolimi europian”, Berisha i drejtohet Ramës: Do të kesh fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

Kreu i PD Sali Berisha në foltoren përballë kryeministrisë deklaroi se Partia Demokratike ka qenë shtylla kryesore e proceseve të integrimit europian të Shqipërisë, duke realizuar hapa kyç si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, liberalizimi i vizave dhe statusi i kandidatit. Ai paralajmëroi se veprimet e qeverisë aktuale po e çojnë vendin drejt izolimit europian. Sipas Berishës, dita e nesërme përfaqëson një betejë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij kreu i opozitës theksoi me tone të ashpra se imazhi i shqiptarëve është vetëm një dhe paralajmëroi kryeministrin Rama se do të ketë fatin e ish-diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha.