VELIAJ REFUZON AVOKATËT/ Dëshiron të jetë vetë përballë drejtësisë
Nis në Gjykatën e Apelit të Posaçëm shqyrtimi i kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësim të masës së arrestit me burg. Seanca mbahet me dyer të mbyllura, e drejtuar nga Nertina Kosova. Veliaj ka kërkuar të jetë vetë i pranishëm dhe ka refuzuar të përfaqësohet nga avokatët e tij. Veliaj ju drejtua Apelit të Posaçëm pasi gjyqtarja e hetimit Etleva Deda e refuzoi kërkesën për të ndryshuar masën. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ditën e sotme Veliaj pritet përfaqësohet nga një avokate kryesisht. Ndërkohë, Gjykata e ka shtyrë seancën për në 14:30, pasi Veliaj ka kërkuar kohë që të njihet me disa akte që pretendon se nuk është njohur me to. Javën e kaluar kryebashiaku i Tiranës dhe 29 të pandehur të tjerë...
Burimi:
ntv.al