Veli Myftari: 4 Shkurti 1944, masakër që nuk duhet harruar kurrë dhe një plagë e pashëruar në kujtesën e Tiranës
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-së “Nderi i Kombit”, Veli Myftari, ka rikujtuar dje me forcë dhe përgjegjësi historike masakrën e 4 shkurtit 1944 në Tiranë. Ai e cilëson këtë ngjarje si një nga krimet më të rënda të kryera ndaj qytetarëve të pafajshëm gjatë pushtimit nazifashist. Sipas Myftarit, ajo natë nuk ishte luftë apo betejë, por një masakër e rëndë ndaj popullsisë së paarmatosur. Kujtesa për viktimat, thekson ai, është detyrim kombëtar dhe harresa përbën vrasje të dytë për ta. “Përkujtimi i 82 vjetorit të masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë! Natën e 4 shkurtit 1944 Forcat e xhandarmërisë së kohës në shërbim të pushtuesve nazifashistë, së bashku me forcat e regjimentit kosovar dhe me bashibozukët e Ballit...
Burimi:
sot.com.al