Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 mjekë! Roland Xhaxho akuzohet për vrasje nga pakujdesia
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 7 persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit,Brian Spahiu pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Në përfundim të hetimeve dërgoi në gjyq shtetasit Roland Xhaxho dhe M.G., për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe shtetasen Ina Xhaxho për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm’; shtetasit E.S. dhe E.A. për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’. “Më datë 28.09.2023, i mituri B.S., iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” drejtuar nga mjekët Roland dhe Ina Xhaxho. Pas ndërhyrjes i mituri kthehet në shtëpi...
Burimi:
ntv.al