Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?
Në demokracitë e brishta rrëshqitja rrallë shpallet me dhunë të hapur, ajo ndodh kur monedha e republikës ndërrohet pa u vënë re. Energjia zë vendin e detyrueshmërisë, zëri zë vendin e llogarisë. Shoqëria ndizet dhe bind veten se po vepron, pushteti ftohet dhe bind veten se po zgjat. Në atë çast, fjala vazhdon të qarkullojë, por humb peshë, sheshi vazhdon të mbushet, por humb kosto, kundërshtimi vazhdon të ekzistojë, por humb aftësinë për ta bërë shmangien të pagueshme. Dallimi themelor rri mes urgjencës si çast dhe urgjencës si regjim. Urgjenca si çast është reagim moral i ligjshëm, një padrejtësi e freskët, një rrezik real, një dhimbje që kërkon përgjigje. Urgjenca si regjim është mënyrë e përhershme legjitimiteti, industri e ritmit dhe ekonomi e shpejtësisë, rrugë...
Burimi:
ntv.al