Ura e Çengelajt mbi Shkumbin në rrezik shembjeje, ndalohen mjetet mbi 3.5 ton dhe kërkohen masa urgjente
E ndërtuar më shumë se 60 vite më parë ura e Çengelajt mbi lumin Shkumbin që lidh zonën e Peqinit me atë të Belshit rrezikon shembjen. E ndërtuar në atë vetëm për t’i shërbyer digës, vitet e fundit ura u përdor masivisht për kalimin e mjeteve, përfshirë mjetet e rënda, duke çuar në degradimin e saj. Për të evituar çdo situatë të mundshme rreziku për përdoruesit e rrugës Bashkia e e Peqinit ka vendosur ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë mbi 3.5 ton mbi urë. Edhe pse u shërben masivisht lëvizjeve të banorëve të fshatrave të Peqinit dhe Belshit, ura nuk rrezikon izolimin e tyre, pasi ekzistojnë mundësi të tjera lëvizje edhe pse në distancë pak më të gjatë. Nga ana tjetër...
Burimi:
sot.com.al