Unë, Shqiptari i Neoshqiptarizmës!
Në sirtarin e një shtëpie të vjetër, mes letrash që s’i hap më askush, rri një fotografi e zverdhur. Një burrë me mustaqe të rregullta, një grua me sy të palëkundur, një fëmijë që ende s’e njeh frikën si rend. Kartoni s’ka ideologji, ka fytyrë. S’ka program, ka besë të pashkruar. S’ka zhurmë, ka një ligj të brendshëm që e mban njeriun drejt edhe kur bota i kërkon të përkulet. Prej këtij sendi nis, sepse sendet e vogla nuk gënjejnë. Ato s’të shpëtojnë me fjalë, të mbajnë me peshë, si rrënjë që s’duken dhe prapë e mbajnë trungun kur stuhia s’vjen nga qielli, por nga zakoni. Në atë dhomë fjala s’është zbukurim, por barrë, dhe pyetja që del prej kësaj drite s’ka parulla, a do...
Burimi:
ntv.al