Ulja e akcizës, ja sa pritet të reduktohet çmimi i karburantit

Ulja e akcizës, ja sa pritet të reduktohet çmimi i karburantit

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas ringritjes së Bordit të Transparencës ka ulur me 20% akcizën e karburanteve. Por, sa përkthehet kjo ulje në vlerë. Sot, akciza e karburanteve pa TVSH është rreth 40 lekë për litër pa TVSH. Një ulje e akcizës me 20%, nënkupton që ajo do të zbresë në 32 lekë për litër pa TVSH, pra një kursim për kompanitë prej 8 lekësh, që automatikisht duhet të përkthehet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke llogaritur dhe efektin e TVSH-së. Gjatë ditës së djeshme, nafta u rrit në pikat kryesore të tregtimit të karburantit me 10-15 lekë për litër, duke arritur në 2014...