Uji ‘pushton’ Durrësin/ Evakuohen mbi 40 familje, Emergjencat Civile, FA dhe Ushtria në terren
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se si pasojë e përmbytjeve mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura. Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites me katër pompa te fuqishme, pasi janë shkaktuar përmbytje të mëdha. Reshjet e dendura të shiut kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme, duke shkaktuar situata shqetësuese në disa qytete.
Burimi:
ntv.al