Uji në çezma vjen me erë të rëndë, banorët në Korçë frikë për helmim nga uji i pijshëm
Banorë të fshatit Tërovë në bashkinë e Korçës kanë denoncuar se prej disa javësh edhe pse furnizimi me ujë është i pandërprerë gjatë 24 orëve, uji që u vjen në çezmat e tyre mban erë të rëndë dhe është i pakonsumueshëm as për pirje dhe as për gatim. Në të tilla kushte ata po detyrohen të blejnë ujin për të pirë pasi kanë frikë nga helmimi, gjë që po u rëndon situatën ekonomike. Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve drejtoria e ujësjellës kanalizime të Korçës shprehet jashtë kamerave se i janë bërë analizat e ujit, i cili del brenda parametrave normale për t’u konsumuar. Por duke patur parasysh shqetësimin e banorëve ka ndërhyre edhe drejtoria rajonale e shëndetit publik e cila gjithashtu ka marrë...
Burimi:
ntv.al