U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho për BIRN: Qasja do të jetë e ashpër

U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho për BIRN: Qasja do të jetë e ashpër

Kodjan Braho është përzgjedhur këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në një moment kur institucioni ndodhet në qendër të vëmendjes publike dhe nën presion të fortë politik. I pyetur nga BIRN për prioritetet e tij si kreu i ri i SPAK, 43-vjeçari Braho u shpreh se synimi kryesor i mandatit të tij do të jetë “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë përpara tij”. “Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe...