U vra në një burg në Greqi pak ditë më parë, hapet proces në Kushtetuese për pasuritë e Jani Alias
Jani Alia u vra në Greqi pak ditë më parë, por proceset ndaj tij vazhdojnë në ende Shqipëri. Siç raporton Anila Hoxha në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti dhe është caktuar si gjyqtare relatore Marjana Semini, për një kërkesë të Jani Alisë dhe personave tre shtetasve të bashkëlidhur me të që janë familjarë dhe që kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të tre vendimeve për pasuritë. Vendimet që kundërshtohen prej tij dhe familjarëve lidhen me konfiskimet e disa pasurive. Datë 09.06.2023-Konfiskim A. Aliaj Gjykata e e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.53 datë 28.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me objekt...
Burimi:
sot.com.al