U vra gjatë seancës në Gjykatën e Apelit,familja e Astrit Kalasë kërkon që ish-magjistrati shpallet “dëshmor i atdheut”
Në shkresat që TCH i disponon bashkëshortja e gjyqtarit me një karrierë 32-vjeçare në drejtësi ka kërkuar hapjen e procedurave nga ministria e drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Besfort Lamallari. “Gjyqtari u vra në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit në emër të Republikës, nga një palë në proces e cila nxori armën dhe e qëlloi menjëherë pas shpalljes”, përmendet në kërkesë. Familja insiston se rendi dhe qetësia nuk sigurohen vetëm nga policia por edhe nga gjykatat që sakaq po bëhen gati ti drejtohen edhe komisionit qendror të statusit të dëshmorit, një opsion që hap rrugën për padi në gjykatën administrative. Gjyqtari Kalaja u vra nga Elvis Shkëmbi, xhaxhai i të cilit ishte palë në një proces disa-vjeçar të nisur në...
Burimi:
sot.com.al