U vodhën në Europë dhe SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri, sekuestrohen 4 makinat me vlerë 200 mijë euro në Tiranë

U vodhën në Europë dhe SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri, sekuestrohen 4 makinat me vlerë 200 mijë euro në Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar katër automjete luksoze dhe janë proceduar penalisht dy shtetas, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i hetimeve për goditjen e aktivitetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori ndaj disa shtetasve. Sipas policisë, është nisur procedimi penal ndaj shtetasit S. C., i cili dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Jeep”, me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali. Po ashtu, procedim penal është nisur edhe ndaj shtetasit E. Ç., i cili dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Range Rover”, i...