U shemb një vit pas inaugurimit, 50 metra asfalt i çarë në Zavalinë, banorët: Askush nuk na dëgjon
Në një nga fshatrat turistike të Shqipërisë, Gjinar, infrastruktura rrugore ka pësuar dëmtime të ndjeshme duke krijuar probleme serioze për banorët e zonës. Në aksin rrugor pranë Zavalinës, vetëm 500 metra larg Gjinarit dhe buzë një rezervuari artificial, është konstatuar një çarje e madhe në rrugë. Sipas matjeve të kryera, thellësia e çarjes arrin deri në 70 cm, niveli i rrugës së rrëshqitur është 25 cm, ndërsa gjerësia e gropës së krijuar është 82 cm. Në total, gjatësia e segmentit të dëmtuar shkon në 50 metra. Duke folur për një emision investigativ banorët shprehen se situata është e pandryshuar pavarësisht ankesave të vazhdueshme ndaj pushtetit vendor. Ata tregojnë se rruga është prishur për herë të dytë brenda një viti, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve dhe...
Burimi:
sot.com.al