Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
U sëmur në traget gjatë udhëtimit, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Një 67-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi u sëmur gjatë udhëtimit me tragetin e linjës Korfuz–Sarandë, teksa po kthehej për të festuar festat e fundvitit me familjen e tij. Sipas burimeve spitalore, shtetasi Ndue Gjoka, banor i Shkodrës dhe prej vitesh emigrant në Greqi, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë lundrimit. Menjëherë pas mbërritjes së tragetit në portin e Sarandës, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës. Mjekët bëjnë me dije se 67-vjeçari vuante nga një problem serioz kardiak, konkretisht disekacion i aortës, një gjendje e rëndë që kërkon ndërhyrje të specializuar. Pas marrjes së ndihmës së parë dhe stabilizimit të gjendjes shëndetësore në Sarandë, pacienti është transportuar me helikopter drejt një spitali të specializuar në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.