U plagos me armë zjarr në berberhane/ Ja kush është 30-vjeçari, u qëllua me breshëri
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Rrilës, në Lezhë. Si pasojë e të shtënave, është plagosur Sokol Daci, rreth 30 vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burimi:
sot.com.al