U përplasën me policët, nisin hetimet për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun
Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe deputeti Xhelal Mziu janë proceduar penalisht në Prokurori, lidhur me veprimet në protestën e opozitës më 20 shkurt. Noka dhe Mziu u përplasën me dy punonjës policie të veshur civilë, duke i akuzuar se qëndronin pranë selisë blu për të arrestuar personat që kishin marrë pjesë në protestë. Gjatë momenteve të përplasjes Noka do të shprehej: “Janë horra që rrëmbejnë, dhunojnë qytetarët që protestojnë. Efektivë policie civilë, që dalin për gjueti. Mendojnë se do shantazhojnë. I kemi kapur duke rrahur qytetarë në rrugë”. Në njoftimin e bërë sot nga Policia e Tiranës thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi...
Burimi:
opinion.al