U ngjit në kullë dhe kërcënoi se do të hidhej, qytetarja: Më hoqën nga puna se…

U ngjit në kullë dhe kërcënoi se do të hidhej, qytetarja: Më hoqën nga puna se…

Një grua ka hipur në një nga kullat e puseve të naftës në Kuçovë, duke kërcënuar se do të hidhet. Elona Bregaj, sipas informacioneve paraprake, ka qenë punonjëse e ndërmarrjes së pastrimit. Shkak mendohet largimi nga puna, ndërsa thuhet se nuk është hera e parë që ajo e ndërmerr këtë akt. “Sot na hoqën nga puna. S’është hera e parë që e bëj, është hera e tretë. Çfarë të bëjmë. Ne na hoqi nga puna ai dhe hipëm lartë. Atje vetëm te kulla mund ta zgjidhësh. 380 mijë lekë. Kaq të ardhura kemi. Me një burrë të sëmurë. Pse duhet të më heqë nga puna? Asgjë s’bëra. Më hoqën nga puna se kërkova rrogën në bashki. Rrogën na e hedhin një herë në dy muaj...