U mbyll pa shpjegime/ Pas një viti bllokim, qeveria jep vendimin për TikTok-un

U mbyll pa shpjegime/ Pas një viti bllokim, qeveria jep vendimin për TikTok-un

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë pas rreth një viti bllokimi, masë e cila u mor nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që nisi mes tyre pikërisht në këtë rrjet social. Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit më 13  mars 2025. Në vendimin thuhet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme”. Kryeministri Edi Rama pati deklaruar asokohe se mbyllja do të ishte e përkohshëm dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë...