U kap në shtëpi bari, si e shpëtoi e dashura shqiptarin nga dëbimi në Shqipëri

U kap në shtëpi bari, si e shpëtoi e dashura shqiptarin nga dëbimi në Shqipëri

Një shqiptar, i identifikuar si Armando Iberhasaj, i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri falë partneres së tij. Një gjyqtare vendosi se deportimi do të ishte i pa përshtatshëm për partneren e tij sepse ajo nuk mund të flasë shqip. Armando Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi i tij do të shkelte të drejtat e tij për një jetë familjare me partneren e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Gjithashtu, ai pretendoi se kjo e tejkalonte kërcënimin e tij kriminal për shoqërinë, duke qenë se ai ishte burgosur për më pak se një vit, pika aktuale e pragut mbi të cilën shkelësit e huaj përballen me...