U kap në flagrancë me 55 gramë kokainë dhe një sasi kanabis, përfundon në pranga 36-vjeçari në Fier

U kap në flagrancë me 55 gramë kokainë dhe një sasi kanabis, përfundon në pranga 36-vjeçari në Fier

Një person ka rënë në pranga pasi është kapur me në flagrancë me 55 gramë kokainë dhe 562 gramë kanabis. 36-vjeçari me iniciale O. H., prej 1 muaji ndiqej nga policia. Efektivët i sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash. Njoftim i Policisë: “DVP Fier/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”. Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e...