U kap me lëndë narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Morinë
– Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar nga Kosova, në Pikën Kufitare të Morinës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi pasi tentoi që të trafikonte drejt Shqipërisë një sasi lënde narkotike. Gjatë kontrollit fizik të kryer nga policia, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis Sativa. Policia po heton më shumë mbi rastin
Burimi:
ntv.al