U kap me kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se se efektivët e policisë, gjatë gjatë patrullimit të tyre, ndërsa kalonin përgjatë Corso Gastaldi-t, vunë re 29-vjeçarin në një makinë dhe vendosën ta kontrollonin. Gjatë kontrolleve, të riut iu gjet në posedim shtatë pako të vulosura me nxehtësi që përmbanin afërsisht 4 gram kokainë, shumën prej 640 eurosh të ndarë në kartëmonedha me prerje të vogël, material paketimi dhe një fletë letre në stilin e kontabilistit me një sërë emrash dhe shumash. I riu pritet që të dalë përballë gjykatës, e cila do t’i caktojë edhe masën e arrestit.
Burimi:
sot.com.al