“U hodhën miliona euro për rrugët dhe gjendja e tyre është katastrofike”, Nazarko: Balluku po mban peng…
Inxhinieri Romeo Nazarko foli sot për situatën kaotike të krijuar nga shembja njëra pas tjetrës e rrugëve të ndërtuara nga ministria e linjës së Belinda Ballukut. Duke theksuar se infrastruktura rrugore nuk është propagandë politike dhe qeveritare, ai u shpreh në një program televiziv se të gjitha janë pasoja të mbushjes së administratës me militantë, ku licencat e inxhinierëve keqpërdoren nga kompanitë për qëllime përfitimi dhe tani ato shemben. Sipas tij, janë investuar miliona euro në infrastrukturë rrugore dhe gjendja e tyre është kaotike dhe katastrofike dhe shkak janë nga mungesa e studimeve gjeologjike, tek abuzimi me cilësinë për qëllime përfitimi dhe e kontrollit në terren me inxhinierë. “Hidhen miliona euro për rrugët dhe situata me gjendjen e tyre është kritike. E kam shpjeguar dhe...
Burimi:
sot.com.al