U hodh në Kanionet e lumit Osum, ende asnjë gjurmë nga Ilir Kurti
42-vjeçari Ilir Kurti i cili dyshohet se u hodh një ditë më parë në Kanionet e lumit Osumi, ende nuk është gjetur. Edhe pse u raportua se forcat RENEA dhe polumbarët kanë nisur kërkimet, deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë për trupin e tij. 42-vjeçari nga qyteti i Skraparit dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme, duke u vetëhedhur në lumë në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit. Në vendngjarje janë gjetur motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe telefoni celular. Nga verifikimet paraprake rezulton se ai i kishte dërguar një mesazh vëllait, ku shprehej se do të hidhej në lumë. Sipas familjarëve, 42-vjeçari kishte muaj që ishte mbyllur në vetvete dhe po përjetonte...
Burimi:
ntv.al