U dhunua pasi komentoi në foton e motrës së një polici/ 46-vjeçar zbulon mesazhin kërcënues: Shpejt do ta shikosh kush jam unë
Altin Meçaj, emigranti 46-vjeçar nga Fieri, i cili u dhunua disa ditë më parë nga një efektiv policie ka zbulua mesazhin kërcënues që i është dërguar, dy orë para se të dhunohej. Ngjarja sipas tij ka ndodhur pas një komenti që Meçaj i ka bërë motrës së efektivit në rrjetet sociale. Në ‘News24’, ai thotë se vajza të cilën e ka komplimentuar është e martuar dhe ndodhet në Itali. Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me vajzën dhe as nuk e ka ngacmuar. “Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar dhe ka familje të mrekullueshme. Ajo ka hapur një faqe të saj dhe unë aty kam bërë disa pëlqime dhe një koment, me idenë që bravo ke ecur shumë në jetë....
Burimi:
ntv.al