U dhunua nga dy të rinj në Vlorë, avokati i Metës u godit me mjet prerës pas koke, ja si paraqitet gjendja e tij

U dhunua nga dy të rinj në Vlorë, avokati i Metës u godit me mjet prerës pas koke, ja si paraqitet gjendja e tij

Avokati Kujtim Cakrani, i cili u dhunua nga dy persona këtë të dielë, 8 shkurt, në një pikë karburanti në Vlorë, ka pësuar dëmtime në kokë pasi është goditur me mjet prerës në pjesën e pasme. Mbrojtësi ligjor i ish presidentit Ilir Meta ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës, dhe për pasojë ai u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion. Burime spitalore bëjnë me dije se avokati i ish presidentit ka dëmtime serioze në kokë,  dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë. Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të...