U dërgua me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërron jetë foshnja 2-muajshe

U dërgua me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërron jetë foshnja 2-muajshe

Foshnja dy-muajshe e cila u soll me urgjencë nga Korça në Tiranë ka ndërruar jetë për shkak të gjendjes kritike në të cilën ndodhej prej ditësh. Bëhet me dije se foshnja ndërroj jetë vetëm disa orë pas mbërritjes së saj në urgjencën e Tiranës. Në prokurorinë e Korçës, janë dërguar materialet në lidhje me këtë rast. Kjo për të vërtetuar ose jo, nëse shkaku i humbjes së jetës ka qenë mosushqyerja me gji, apo ndonjë problem tjetër