U dënua për përfitim të 1 mln eurove në mënyrë të paligjshme, Apeli liron nga masa e arrestit biznesmenen e njohur

U dënua për përfitim të 1 mln eurove në mënyrë të paligjshme, Apeli liron nga masa e arrestit biznesmenen e njohur

Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti. Kjo fundit u dënua nga Gjykata me masën ‘arrest shtëpie’, nën dyshimin se kishte përvetësuar dhe transferuar në mënyrë të paligjshme pasuritë e një shoqërie të privatizuar, duke përfituar mbi 1 milion euro ndaj aksionerëve të tjerë. Në një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Tiranës, theksohej se ajo dyshohej për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, Dosti shprehet se: Ky vendim përbën një akt të qartë drejtësie dhe rrëzon bazën mbi të cilën u ndërtuan akuzat publike. “Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm, nuk kam përvetësuar pasuri, nuk kam falsifikuar dokumente dhe nuk kam dëmtuar...