U dënua me një vit burg/ Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës: Lufta ime nuk mbaron këtu
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, u dënua me një vit burg nga GJKKO. Pas vendimit të dhënë, ai u vetëdorzua në policinë e Durrësit, me këtë të fundit që ekzekutoi masën e arrestit. Ai ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, “ku shkruan se tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re” dhe shton se lufta nuk mbaron këtu. Postimi i plotë i Memollës: Miqtë e mi, t’ju flas tashmë në cilësinë e një ish kryetari është normale por në cilësinë e një të burgosuri politik me apo pa të drejtë sigurisht që është e rëndë. Së pari, falënderoj me zemër çdo mik/e, shok/shoqe, koleg/e, mbështetës/e, qytetar/e dhe familjarë për mbështetjen e pakufijshme që më...
Burimi:
opinion.al