U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, Edison Memolla pritet të dorëzohet nesër në polici

U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, Edison Memolla pritet të dorëzohet nesër në polici

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla do dorëzohet nesër në polici, pasi u dënua me 1 vit burg. Memolla do t’i drejtohet burgut menjëherë pasi të delegojë detyrën. Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin penal ndaj Memollës. Shkalla e parë e GJKKO-së e kishte dënuar Memollën me 1 vit heqje lirie, vendim që ai e kundërshtoi në apel. Gjykata e Apelit vlerësoi se provat dhe argumentet e paraqitura justifikojnë konfirmimin e dënimit. Hetimet ndaj tij nisën pas administrimit të një materiali audio, ku sipas Prokurorisë së Posaçme dëgjohet ai, në kohën...