U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar nga SPAK për 4 vrasje, ja lidhja me botën e krimit
I dënuari për 4 vrasje, Altin Ndoci është arratisur sot nga spitali i Durrësit, teksa ishte dërguar për t’u vizituar tek infektivi. Ai ishte pjesë e grupit kriminal të Çopjave, të Elbasanit. Altin Ndoci u akuzua nga SPAK për 4 vrasje në Durrës, përfshirë edhe ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Por si u zbuluan krimet e Altin Ndocit? Rrëfimi i 22-vjeçarit K.A. çoi në zbulimin e një grupi kriminal me origjinë nga Puka, i cili dyshohet se ka vepruar në trafikun e drogës dhe grabitje të armatosura në zonat e Durrësit, Fierit dhe Tiranës. A.K., personi i parë i arrestuar, u vu nën presion pasi u identifikua përmes gjurmëve të gishtave dhe njollave të gjakut të gjetura nga policia në një automjet tip...
Burimi:
sot.com.al