U aksidentua pasditen e të dielës në Shkodër, ja si paraqitet gjendja e humoristit shkodran Nexho Shabani

U aksidentua pasditen e të dielës në Shkodër, ja si paraqitet gjendja e humoristit shkodran Nexho Shabani

Mbrëmjen e kësaj të diele, është përplasur nga një makinë në Shkodër, Nexhmedin Shabani, humorist i njohur popullor. Ai po lëvizte me biçikletë pranë zonës së njohur si “Dollari” në Shkodër.Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe është në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije për ShkodraWeb se Nexho ka dëmtime në pjesën e këmbëve ndërsa në kokë ka hemoragji. Lajm pozitiv është se ai është koshient.Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili në rrjetet e tij sociale, shkruan: “Sonte, Nexho Shabani – Nexhoja i tavolinave, njeriu popullor që sillte humorin tipik shkodran kudo ku ulej ka nevojë për lutjet tona. Pas një...