Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Marrëveshja mes dy vendeve, e cila është zbardhur e plotë nga mediat turke, tregon detajet se si do të funksionojë. Sipas marrëveshjes, e cila detajohet në Nenin 14 të dokumentit zyrtar, Shqipëria si Përfitues i avionit detyrohet që për një periudhë 24-mujore pas dorëzimit, ose deri në kryerjen e rishikimit të madh teknik të parë (cilado që ndodh më herët), të mbajë në fuqi sigurimin e përgjegjësisë ligjore për avionin me kostot e veta. Ky sigurim duhet të mbulojë përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës dhe çdo përgjegjësi tjetër ligjore, duke përfshirë edhe mbulimin për përgjegjësi...