Truri në alarm nga hekuri: Si mangësitë ushqyese nxisin ankthin dhe lodhjen mendore
Ankthi, depresioni dhe lodhja mendore kronike shpesh trajtohen si probleme thjesht emocionale ose psikologjike. Megjithatë, sipas nutricionistes Anisa Kakija, në shumë raste ato janë të lidhura ngushtë me mangësi ushqyese që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit. “Shumë simptoma që ne i etiketojmë si psikologjike kanë në thelb një bazë biologjike,” thekson ajo. Një nga mangësitë më të shpeshta që vërehet te personat me ankth dhe lodhje mendore është mungesa e hekurit, veçanërisht te gratë. Hekuri, sipas saj, luan rol jetik në transportin e oksigjenit drejt trurit dhe në funksionimin mitokondrial, pra në prodhimin e energjisë qelizore. “Kur truri nuk oksigjenohet siç duhet, shfaqen lodhje mendore, vështirësi në përqendrim dhe ndjesi ankthi që shpesh interpretohen si ‘psikologjike’,” shpjegon Kakija. Në këtë kontekst, ndjesia e rraskapitjes...
Burimi:
ntv.al