Trump trazon qetësinë: Nuk jam i detyruar të mendojë për paqen

Trump trazon qetësinë: Nuk jam i detyruar të mendojë për paqen

Donald Trump ka deklaruar se nuk ndihet më “i detyruar të mendojë vetëm për paqen”, në një letër të pazakontë dhe shqetësuese drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, mes rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës lidhur me Groenlandën.Letra, e cila sipas PBS News është shpërndarë edhe te disa ambasadorë evropianë në Washington nga stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, përmban deklarata të ashpra dhe pretendime të forta gjeopolitike.“Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin se kam ndalur tetë luftëra e më shumë, nuk ndjej më asnjë detyrim të mendoj vetëm për paqen”, shkruan Trump. “Paqja do të mbetet gjithmonë dominuese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë...