Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tritol apo shpërthim në matësin e energjisë? Policia sqaron çfarë ndodhi: Një 69-vjeçar humbi jetën, dyshohet se…
Një 69 vjeçar humbi jetën në Shkodër si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në panelin e matësve të energjisë elektrike. Fillimisht u raportua për një tritol, por më pas policia në një njoftim zyrtar tha se kishte shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua shtetasi Hysni Ymeri 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka...