Tri ditë bllokimi nga reshjet/ Rihapet qarkullimi në rrugën drejt Dardhasit

Tri ditë bllokimi nga reshjet/ Rihapet qarkullimi në rrugën drejt Dardhasit

Kjo rrugë u bllokua pasi pësoi rrëshqitje si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë zonën gjatë ditëve të fundit. Këtë të premte u arrit zhvendosja e të gjithë masivit të shembur dhe mbushja e trupit të rrugës, duke mundësuar kështu kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative. Gjatë ditës së sotme u krye rihapja e rrugës për kalimin e banorëve dhe automjeteve, si një shërbim dhe nevojë jetike për komunitetin e zonës.