Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

Tregtarët e tregut industrial në Vlorë, edhe mëngjesin e kësaj të marte kanë dalë në një tjetër protestë. Kjo ishte e dyta brenda 24 orësh në Bashkinë e Vlorës. Tregtarët po protestojnë për tregun e qytetit, i cili do të zhvendoset pasi aty do të realizohet një projekt për rijetëzimin e tij. Ditën e djeshme, tregtarët kanë zhvilluar për rreth 1 orë një takim me kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini. Pas takimit ata shprehen se nuk ka ende asnjë dakortësi. Bashkia e Vlorës nuk ka prona, sipas tyre, dhe për këtë arsye nuk kanë se ku të vendosen.