Tre vende vakante në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, ja kandidatët (Emrat)

Tre vende vakante në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, ja kandidatët (Emrat)

Procesi i përzgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është përmbyllur me seancën dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku kandidatët kanë paraqitur përvojën, prioritetet dhe vizionin e tyre për institucionin qendror financiar të vendit. Lista përfshin emra nga bota akademike, sistemi bankar, mbikëqyrja financiare dhe fusha ligjore me një moshë mesatare rreth 45 vjeç. Pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë, Adela Karapici dhe Matilda Shehu, vunë theksin te edukimi financiar, komunikimi i thjeshtuar me publikun dhe forcimi i pavarësisë institucionale. Karapici e cilësoi bankën qendrore si institucion besueshmërie për qytetarët, ndërsa Shehu theksoi prioritetet në ESG, mbrojtjen e konsumatorit dhe edukimin financiar të diferencuar. Nga fusha e mbrojtjes së konsumatorit dhe ligjit, Saimir Muçmataj, drejtues pranë AMF, solli në...