Tre konflikte brenda pak orëve në Shkodër, policia shpall në kërkim një 24- vjeçar pas sherrit në lokal

Tre konflikte brenda pak orëve në Shkodër, policia shpall në kërkim një 24- vjeçar pas sherrit në lokal

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 29.01.2026, në ambientet e një subjekti “bar-kafe”, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, në fytyrë dhe në kokë, shtetasin M. D., 30 vjeç, banues në Shkodër.Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-K. P., 27 vjeç, banues në fshatin Prekal, dhe G. M., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi kanë kanosur shtetasin E. H., 36 vjeç, për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti që përdornin këta dy shtetas;-u referuan materialet në Prokurori pasi më datë 28.01.2026, shtetasi I. A., 21 vjeç, për motive...