Tre ditë i zhdukur pa gjurmë, nëna denoncon në Polici humbjen e djalit 26-vjeçar, nisin kërkimet për gjetjen e të riut

Tre ditë i zhdukur pa gjurmë, nëna denoncon në Polici humbjen e djalit 26-vjeçar, nisin kërkimet për gjetjen e të riut

Një 47-vjeçare nga Kavaja ka denoncuar në Polici humbjen e djalit të saj. I riu është zhdukur pa gjurmë prej datës 7 shkurt (e shtunë) dhe nuk ishte kthyer më në banesë, duke mos njoftuar nënën. E shqetësuar, ajo ka kërkuar ndihmën e policisë vendore për gjetjen e tij, pasi ka dëshmuar se nuk po e arrinte dot as në telefon. “Kallëzoi shtetasja O. A., 47 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 7 shkurt 2026, ishte larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi F. S., 26 vjeç”, bëri me dije policia vendore. Nuk jepen detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes, nëse mes dy familjarëve ka pasur konflikte apo nëse i riu kishte shqetësime. “Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të...