“Travel and Tour World”: Turizmi po transformon ekonominë në Shqipëri

“Travel and Tour World”: Turizmi po transformon ekonominë në Shqipëri

Shqipëria po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të turizmit, një zhvillim që po ndryshon ndjeshëm peizazhin ekonomik të rajonit të Ballkanit, sipas “Travel and Tour World”. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025 në Shqipëri mbërritën më shumë se 12 milionë vizitorë të huaj, një shifër që ka surprizuar tregun vendas. Fluksi i madh i turistëve ka pasur ndikim pozitiv në sektorë si shërbimet profesionale, tregtia me pakicë dhe industria e mikpritjes. Megjithatë, vëzhgues ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e kësaj rritjeje të shpejtë, ndërsa Shqipëria renditet tashmë e 16-ta në botë për varësi nga turizmi. Rekord historik për turizmin shqiptar Viti 2025 konsiderohet një pikë kthese historike për Shqipërinë turistike. Me mbi 12 milionë vizitorë të huaj, numri...