Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 26-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët

Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 26-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët

Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar, teksa në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e tij. Gjatë kontrollit në automjetin e të riut në afërsi të Kamzës, blutë gjetën në baterinë e makinës 524 gramë flori. Gjithashtu, në automjet u gjetën veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse etj. Njoftimi i plotë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Diversity” duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave. Në afërsi të Kamzës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën të fshehura në baterinë e automjetit...