Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona
Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në pranga kanë rënë 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkëpunëtorët e tyre. Policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 2 aparate celulare. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.