Transportonin 12 klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona në Kukës, në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin 12 klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona në Kukës, në kërkim bashkëpunëtorët

Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se kundrejt shumave të parave transportonin emigrantë  të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë. Të arrestuarit janë një 56-vjeçar dhe një 24 vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë. Ata iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Si provë materiale blutë sekuestruan 2 automjetet dhe 2 aparate celulare. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin “Relay”, si rezultat i...