Transporti drejt falimentimit, Interbuz Vlorë në protestë, bllokohen rrugët kryesore

Transporti drejt falimentimit, Interbuz Vlorë në protestë, bllokohen rrugët kryesore

Shoqëria e transportit Interbuz Vlorë njofton mediat dhe opinionin publik se ditën e hënë, më datë 22.12.2025, do të hyjë në grevë dhe protestë paqësore, si pasojë e konkurrencës së hapur dhe të jashtëligjshme që prej kohësh po vepron në linjën Vlorë–Tiranë, duke e çuar këtë linjë drejt falimentimit të plotë. Pavarësisht se Interbuz Vlorë operon me licencë të rregullt, respekton të gjitha detyrimet ligjore, paguan taksa, sigurime dhe garanton sigurinë e pasagjerëve, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të ushtrojnë kontroll dhe të zbatojnë ligjin, duke lejuar subjekte të palicencuara të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa asnjë përgjegjësi. Kjo situatë është e papranueshme dhe alarmante. Konkurrenca e pandershme po shkatërron transportin e ligjshëm, po dëmton rëndë operatorët korrektë dhe po cenon interesin publik. Në këto kushte,...