Transferimi i Anis Mehmetit, trajneri në Angli ngre alarmin: Për të ardhur keq, por nuk është në dorën time
Anis Mehmeti u largua nga Bristol Siti. Trajneri Gerhard Struber ishte përpjekur të sillej këtë javë, sikur do të shikonin përpara nëse sulmuesi shqiptar do largohej. Sot ndërkohë nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh. Trajneri i Bristolit tha fjalën e tij, para se Mehmeti të zyrtarizohej tek Ipsuiç. “Dua të flas hapur. Mund t’ju tregoj se Anisi nuk është përfshirë për ndeshjen e nesërme. Anisi është rrugës për testet mjekësore. Ai ka një ofertë të madhe në tavolinë nga një klub tjetër, dhe duket se Anisi do të ndryshojë drejtim. Është pjesë e lojës, duhet të mësohemi me këtë dhe kjo është situata. E dimë që Anisi ishte një nga lojtarët më interesantë për momentet vendimtare dhe ai u zhvillua vërtetë, vërtetë shumë shpejt...
Burimi:
sot.com.al